Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur për vendimin e sotëm për dënim me burgim të përjetshëm ndaj kriminelit serb të luftës, Ratko Mlladiq.
Çitaku në një postim në Facebook ka publikuar një fotografi të presidentit aktual të Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ky i fundit vendoste një shenjë rruge në emrin e Ratko Mlladiqit, shkruan lajmi.net.
“Presidenti aktual i Serbisë duke vendosur një shenjë të rremë rruge në emër të Ratko Mlladiq më 2007”, ka shkruar ajo.