Marrëveshja ndërmjet Turqisë dhe Polonisë për blerjen e 24 mjeteve ajrore të armatosura pa pilot të tipit Bayraktar (TB2) ka bërë që vëmendja të kthehet edhe një herë nga Turqia.
Shkruan: Murat Yeşiltaş
Dronët Bayraktar TB2, të cilët më parë ishte shitur në Katar, Libi, Ukrainë dhe Azerbajxhan, me këtë marrëveshje do të eksportohet për herë të parë në një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së. Ka disa arsye në rritjen e interesit ndërkombëtar për prodhimet turke të dronëve të armatosur dhe të paarmatosur dhe preferencës së Polonisë në këtë drejtim.
Para së gjithash, përdorimi efektiv i prodhimeve të industrisë turke të mbrojtjes në mjedisin e vërtetë luftarak dhe rezultatet e tyre të suksesshme bënë që ato të kthehen në sisteme armësh me fuqi mjaft konkurruese në tregun ndërkombëtar.
Në këtë drejtim kryesojnë platformat turke të mjeteve ajrore të armatosura dhe të paramatosura pa pilot. Suksesi i jashtëzakonshëm i sistemeve Bayraktar TB2 në mjedise të ndryshme konflikti të armatosur si në Siri, Libi dhe së fundmi në Karabakun Malor bëri që vëmendja ndërkombëtare të arrijë kulmin.
Mospasja efekt e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse, të cilat mendoheshin se kishin aftësi superiore, kundër Bayraktar TB2, ka çuar në shfaqjen e debateve të reja përfshi edhe në kontekstin e doktrinave të forcave të armatosura.
Përvoja e dronëve turq ka zbuluar se këto platforma mund të jenë të suksesshme jo vetëm në zbulim, mbikëqyrje dhe misionet e inteligjencës, por edhe në detyra të tilla si shtypja e sistemeve të mbrojtjes ajrore/raketore ose neutralizimi i njësive të blinduara armike. Një aspekt tjetër i rëndësishëm, që i bën produktet e industrisë turke të mbrojtjes konkurruese në tregun ndërkombëtar të mbrojtjes, është se ato ofrojnë zgjidhje me kosto efektive (të ulët). Edhe pse midis vendeve anëtare të NATO-s ekziston një dominim i madh i dronëve pa dhe me armatim të prodhuara nga Amerika, dihet që këto platforma janë sisteme të shtrenjta për përdorimin përfshi edhe e vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, fakti që ekzistojnë kontrolle serioze dhe pengesa për eksportin e platformave të tilla në përputhje me ligjet amerikane, krijon gjithashtu një efekt parandalues për vendet blerëse. Kurse sistemet turke ofrojnë mundësi elastike të blerjes dhe çmime shumë më të volitshme.
Marrëveshja midis Turqisë dhe Polonisë është përtej vetëm një shitje armësh dhe ka potencialin për të prodhuar disa rezultate gjeopolitike. Së pari, fakti që Polonia është një vend anëtar i NATO-s, krahas përmirësimit të marrëdhënieve Turqi-NATO, gjithashtu rrit frymën e bashkëpunimit brenda Aleancës.
Nga ana tjetër, fakti që Polonia, ashtu si Ukraina, e percepton Rusinë si kërcënimin më të madh, është një tjetër arsye që e bën këtë shitje domethënëse. Shitja e TB2 në Poloni pas Ukrainës është një veprim konkret kundër politikave të Rusisë. Në këtë kuptim, si rritja ashtu edhe përmirësimi i aftësive të Turqisë dhe vendeve aleate të saj, të cilat janë fqinjë me Rusinë, do të tregojë se fusha e veprimit të Rusisë nuk është aq e gjerë. Edhe pse Rusia ka kritika ndaj Turqisë në këtë drejtim, vlen të përmendet se Ankaraja i shpërfill ato.