Doktori i shkencave politike në Serbi, Jasmin Mujanoviq ka reaguar ndaj takimit të të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe ndaj emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, me kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije.
Në një postim në Twitter Mujanoviq ka thënë se vendimi për të takuar patriarkun është i tmerrshëm sepse sipas tij institucionet fetare nuk duhet të promovohen si faktorë politik
“Ky është më të vërtetë një vendim i tmerrshëm nga të gjitha palët e përfshira. As BE-ja e as SHBA-ja nuk duhet të përfshihen në punë të promovimit të institucioneve fetare si aktorë politik. Një gjykim jashtëzakonisht i keq nga Lajcak dhe Palmer”, ka shkruar ai.
This was really a terrible decision by all involved. Neither the EU not the U.S. should be in the business of promoting religious institutions as political actors. Just extraordinarily bad judgment by both Lajcak and Palmer. Yikes. https://t.co/0plHrwyTvd— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) June 4, 2021
Tutje ai ka shtuar se nëse Palmer dhe Lajçak nuk vizitojnë udhëheqësit e tjerë fetarë në shtete tjera, do të konsiderohen si të afërt me Kishën Ortodokse Serbe.
“Tani keni problemin se nëse nuk takoni udhëheqës myslimanë, katolikë vendas në shtete të tjera, ju shiheni si shumë të afërt me Kishën Ortodokse Serbe dhe/ose jeni duke e pranuar që është de facto krahë/pjesë e shtetit serb”, ka shtuar ai.