Zëvendëskryeministri për çështje të Integrimeve, Besnik Bislimi si dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se i ka ndryshuar parimet.
“Nga lideri juah suprem ne kemi parë disa akte të tradhtisë në këtë 20-vjeçar. E para për Rambujenë, e dyta për Ahtisaarin kur ka ftuar që njerëzit të protestojnë dhe kanë vdek, tash është ul në karrigen e Ahtisaarit, e treta për bashkimin kombëtar që është zhduk nga toka, reciprociteti. Ju mezi po fusni një parti në zgjerimin e koalicionit për të marrë vulën e përgjegjësinë në ato oferta që po ju vijnë juve për dialogun ose të dërgoni vendin në zgjedhje” ka thënë ai.
Kurse Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka deklaruar se ata kishin larguar nga puna Kastratin në të kaluarën. “Ti nuk din asgjë, të kemi larguar nga puna si referent” ka thënë Bislimi.
Pas këtyre përplasjeve, Kastrati ka lëshuar mbledhjen.