Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një 45-vjeçar.
Ora News, mëson se ka mbetur i vdekur Çajup Selimi, i cili u qëllua me pistoletë në mes të qytetit.
Burime bëjnë me dije se Selimi, është pronar i një biznesi në Tepelenë, sakaq dyshohet se shkak i vrasjes mund të jetë konkurenca mes bizneseve.
Autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që Ora News mëson se ai është i fshehur në një pallat në qytetin e Tepelenës.
“Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.”- njofton policia.