Rrallë herë qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kenë vepruar diçka sikur në vendet më të avansuara demokratike. Megjithatë,. kësaj radhe kemi të bëjmë me një risi të mirë që bëri bujë në gjithë Kosovën, transmeton Gazeta Mejdani
Eman Rrahmani nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), iu ka bërë thirrje qytetarëve ta kontaktojnë drejtëpërdrejtë dhe live në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Këtë veprim të tij e kanë pritur mirë qytetarët e vendit. Ata kanë vërshuar me komente nëpër rrjetet sociale duke e falenderuar deputetin Rrahmani dhe duke i shprehur admirime të mëdha.
Për më tepër, sipas përvojës së deritanishme, qytetarët e vendit kanë mund t’i shohin deputetët ose vetëm nëpërmes ekranave televizive, ose rastësisht t’i kenë parë në rrugë duke kaluar.
Rrahmani ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se të gjithë të interesuarit mund të shkojnë e ta takojnë atë në Kuvend, çdo të premte nga ora 09:00 deri në orën 11:30.
Ai ka shprehur gatishmëri që t’i dëgjoj hallet, preokupimet por edhe propozimet e sygjerimet e qytetarëve. Për më tepër, Deputeti Rrahmani është i njohur me afërsinë e tij me qytetarët e vendit e sidomos me votuesit e tij.
Më poshtë lexoni njoftimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Të dashur qytetarë, duke parë interesimin e madh nga ju për të kontribuar për vendin, duke pranuar çdo ditë kërkesa nga ju për trajtime të problemeve të ndryshme, por dhe propozime për zgjidhjen e problemeve, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga data 28.05.2021 çdo të premte nga ora 09:00-11:30 jeni të mirëseardhur të takohemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Si përfaqësues i popullit, jam i nderuar dhe obliguar të jem çdo herë pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.
Për t’u koordinuar për kohën e takimeve, luteni që paraprakisht të më shkruani në cilëndo nga platformat e rrjeteve sociale:
https://www.facebook.com/eman.rrahmanihttps:
twitter.com/emanrrahmani?s=09