Gazetari i suspenduar nga RTK, Ridvan Berisha sonte ka folur në emisionin tek Fidani për fenë e tij të re.
“Besoj në judaizëm. Është privatësia ime. Besoj në religjionin e parë Abrahamik. Ka njerëz që mendojnë ndryshe por mendoj se kështu është” ka thënë ai.
Ditë më parë gjithashtu ai pati konfirmuar këtë nëpërmes një komenti që e bënë në Facebook. Në atë koment ai kishte thënë shumë qartë se i takon një besimi tjetër, por jo musliman siç kanë menduar njerëzit deri më tani.
“Unë vullnetshëm i takoj një besimi tjetër, jo atij islam” pati deklaruar botërisht Ridvan Berisha.
Sonte në emision ai ka folur gjithashtu edhe për Shën Terezën:
“Nëna Tereza është pasaporta e shqiptarëve në botë. Kemi gjetur kontakte të shumta në Izrael që të tregohet para botës se cfarë kanë bërë shqiptarët për cifutët gjatë Luftës së dytë Botërore”, shtoi Berisha.