Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhey ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të investojë për të ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne patëm një vizitë të suksesshme të presidentit serb në Bruksel dhe bisedime të suksesshme poashtu për këtë çështje. Ne do të investojmë kapacitetet tona për të ndihmuar dialogun dhe për ta bërë atë një histori suksesi”, tha ai.
Gazetarët tentuan të merrnin një përgjigje nga ai lidhur me dialogun ndërpartiak në Serbi dhe gjendjes së demokracisë në rast se ka përsëri bojkot të zgjedhjeve, por ai theksoi se në Serbi ka shkuar për të sjellë vaksina dhe jo për të folur rreth kësaj teme.