Lulzim mos jep dorëheqje se i duhesh Edi Ramës për Mandatin 4
Shkruan: Kreshnik Spahiu
Lulzim Basha nuk do të jap dorëheqje sepse të gjithë e duan:
– e do Edi Rama se e ka projektin e tij për të siguruar Mandatin 4
– e do Sali Berisha sespe Basha është i vetmi njeri pa kollonë dhe e drejton nga të dojë ai.
– e duan fëmijët e Berishës pasi babai i tyre mund të mos jetë në këtë botë sepse shkoi 80 vjeç
– e do grupi parlamentar se e kanë emrin të sigurtë në listë për deputet pasi çojnë zarfin me euro,
– e duan aleatët sepse partiçkat e tyre s’kanë kokër vote dhe kanë 20 vjet në lista me logo të PD
– e do Monika dhe Meta sepse me protagonizmin e tyre e lënë në hije ditëziun
– e do çdo ambasador se gjithmon thotë po keni të drejtë por “Fajin e ka Saliu”
– e do Aurela bashkshortja sepse çelsat e zyrës finacave dhe kuadrit i mban kunati dhe vjehrri
– e do çdo oligark se me një vilë, mund ta blesh dhe shet çdo kauzë apo ndërpret çdo protestë.
– E do elektorati se i duket çun “familjar” dhe që gatuan patllixhana në shtëpi, ndonse në politikë e futi e dashura dhe jo gruaja
– E do çdo militant nga fshati se i duket i shkolluar në Hollandë
– e do çdo socialist sepse e motivon më shumë që të bashkohen me Edi Ramëm dhe mos ju shkoj ndërmend ndryshimi votës.
– i duhet analistëve se ju jep ndonjë honorar për portalet e tyre
Ka vite që nuk shoh një politikan që e duan të gjitha palët.
Ai është i përbërë në thelb nga plastelina, me të cilën luanim në fëmijëri dhe ndryshinim format
Jo Lulzim Basha nuk duhet jap dorëheqjen sepse ai i duhet të gjithve. Me Lulzimin fiton Shqipëria.
Fundja dorëheqja është për burra fisnik dhe jo për një zvarranik