Ky është 34-vjeçari, Rudolf Nikolli, autori i sulmit në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”. Sipas policisë në rrethana ende të paqarta Nikolli ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Forcat e policisë kanë ndërhyrë duke e neutralizuar dhe e kanë arrestuar atë.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë edhe shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.