Ka dështuar përsëri seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova. Arsyetim për këtë e ka dhënë infektimin me Covid-19.
I pari i Istogut ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv që një javë.
“Ka një javë që jam i infektuar me Covid19. Kam patur gjendjen më të keqe, por tani po përmirësohem” ka thënë Rugova.
Seanca e radhës u caktua më 28 maj 2021, ora 10:00.
Rugova akuzohet për konflikt të interesit, lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova.