Brazili ka regjistruar mbi 4 mijë vdekje ditore nga koronavirusi.
Katastrofa e koronavirusit të Brazilit është thelluar më tej pasi më shumë se 4,000 vdekje ditore u raportuan për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit në shkurt të vitit të kaluar, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.
Të paktën 4,195 njerëz u raportua të kenë humbur jetën të martën, duke e çuar numrin total të të vdekurve në Brazil – i dyti më i lartë në botë pas SH.B.A. – në gati 337,000.
Brazili gjithashtu raportoi 86,979 infeksione të reja.
Ekspertët kanë frikë se një rekord 100,000 brazilianë mund të humbasin jetën e tyre vetëm këtë muaj nëse nuk bëhet asgjë.