Analisti kosovar, Halil Matoshi, ka kritikuar veprimet e presidentes Osmani, pas marrjes se detyrës edhe zyrtarisht
Matoshi ia ka numëruar disa veprime që ka bërë sot Osmani, e që sipas tij nuk i përkasin dhe nuk janë detyrë e Presidentes.
Vizita që Osmani i ka bërë qendrës së vaksinimit, sipas Matoshit nuk janë punë qe merret presidenca, por për 83 mijë shërbyes shëndetësor që kujdesen për këtë.
“Lej kopallat e thirr homologët e vendeve Perëndimore, lyp vaksina!? Kjo âsht puna jote!
Brahim Rugova thojke: “Për lirinë e popullit tim jam në gjendje me marr ni shkop e me dalë me lypë nepër botë, tek të mdhajt…”, ka shkru tutje Matoshi.
Postimi i plotë:
1.
Presidente ti nuk je këtu për mikromenagjim situatash të brendshme (si kjo vizita koti në qendren e vaksinimit) se janë 83 mijë shërbyes shteti që kujdesen për kso sene!
2.
Presidente ti nuk guxon me u sjellë si opozitare, me i kritiku pararëndësit tu e diplomacinë, (gazetarët e bâjnë këtë!) dhe tue krahasu mossuksesin e shtetit me suksesin e Majlindes në ni sport individualist!
3.
Lej kopallat e thirr homologët e vendeve Perëndimore, lyp vaksina!?
Kjo âsht puna jote!
Brahim Rugova thojke: “Për lirinë e popullit tim jam në gjendje me marr ni shkop e me dalë me lypë nepër botë, tek të mdhajt…”.