Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, është parë në Kuvend disa minuta përpara se të fillojë seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kërkesë kjo e propozuar nga kryeministri Albin Kurti.
Janë siguruar fotografi të tij në Kuvend, në kohën kur po mbahet konferenca e PDK’së nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të saj, Enver Hoxhaj.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e prezencës së Pacollit në Kuvend, ndonëse subjekti politik në koalicion, LDK, ka kërkuar nga kryeministri për tërheqje të propozimit ose ndryshe do ta bojkotojnë seancën e votimit të presidentes.