New York/UN, 30 mars (Nefail Maliqi) -Organizatat e Kombeve te Bashkuara pas fitore se Partise se Albini Kurtit dhe Vjosa Osmanit të zgjedhjeve te 14 shkurtit eshte prononcuar sot për herë të pare per Qeverinë e re te Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ne nje deklaratë nga kabineti i shefi të OKB-së duke e përshndetur themelimin e Qeverisë se re nder tjera thuhet se “Konform kushtetutës së Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re nën Kryeministrin Albin Kurti, ne presim me padurim zgjedhjen në kohë të presidentit të ri të Kosovës.” (The constitution of the Assembly of Kosovo and formation of the new government under Prime Minister Albin Kurti, we look forward to the timely election of the new president of Kosovo.)
“Ne inkurajojmë institucionet e reja të Kosovës që të punojnë në bashkëpunim për të përmbushur sfidat e ngutshme përpara, përfshirë ndikimin shëndetësor dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19 në popullin e Kosovës…” ka thne znj. Daniela Gross, zyrtare e nga kabineti i shefit të OKB-së, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Sipas saj “Paqja dhe stabiliteti për një kohë më të gjatë kërkon përparim në dialogun e udhëhequr nga BE-ja Beograd-Prishtinë dhe ne i nxisim të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive.”