Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është bërë ndarja e Komisioneve Parlamentare.
Nga 14 komisione gjithsejtë, LVV do të udhëheq me 7 prej tyre, PDK do të udhëheq me 2, LDK me 2, kurse Lista Serbe dhe Grupi 6+ do të udhëheqin me nga një komision.
Partia Demokratike e Kosovës do të udhëheq me Komisionin për Ekonomi dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq me Komisionin për Integrime Evropiane dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Lista Serbe do të drejtojë Komisionin për të Drejtat dhe interesat e Komuniteteve, kurse Grupi 6+ do të udhëheq me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Personat e Pagjetur.