Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në letrën e urimit, Rama i ka shkruar Kurtit për të intensifikuar marrëdhëniet në mes të shteteve si dhe për luftimin e pandemisë COVID-19.
Rama ka ftuar Kurtin edhe për vizitë në Shqipëri, siç thuhet në letër kurdo që i pari i Qeverisë së Kosovës e ka të përshtatshme.
“Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve”, ka shkruar Rama.