Gjykata Speciale po mban konferencën e radhës në Hagë për ecurinë e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit që akuzohen për krime lufte.
Zyra e Prokurorisë Speciale bën me dije se janë shtuar edhe dy paketa të tjera materiale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Këto dy paketa janë siguruar së fundmi dhe për to është kërkuar masë mbrojtëse.https://www.youtube.com/embed/UnnnR65vW7E
“Pas konferencës së fundit, Prokuroria ka nxjerrë edhe dy paketa me materiale… Kemi depozituar një kërkesë tjetër për masa mbrojtëse ndaj këtyre materiale”, tha prokurorja.