Raportet e hershme kanë treguar se dëmtimi akut i veshkës (AKI) dhe anomalitë e tjera të veshkave janë të lidhura me sëmundjen e koronavirusit 2019 (COVID-19).
Nga 3993 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 në një sistem shëndetësor të qytetit të New York-ut, AKI ndodhi në 1835 (46%) pacientë; mes pacientëve me AKI, 19% kërkonin dializë dhe gjysma e tyre vdiqën në spital.
Midis pacientëve që dolën nga spitali, 35% nuk ishin shëruar në funksionin bazë të veshkave në kohën e daljes.AKI është e zakonshme në mesin e pacientëve me COVID-19 dhe shoqërohet me vdekshmëri më të lartë sesa në pacientët pa AKI; midis atyre që mbijetojnë, vetëm rreth një e treta dalin me shërim te veshkave.
Këto të dhëna mund të ndihmojnë qendrat per planifikimin e burimeve dhe përgatitjen për ngarkesën e rritur që rezulton nga të mbijetuarit e AKI të lidhur me COVID-19, të cilët nuk përjetojnë rikuperimin e funksionit të veshkave.
Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog