Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, ka bërë një shkrim në Facebook, lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Shala është i mendimit se në rast se Lidhja Demokratike e Kosovës e voton Vjosa Osmanin, kjo parti ka gjasa që të rritet dhe të dal si e dyta para PDK-së.
Kurse, ai ka bërë edhe një paralajmërim për PDK-në dhe AAK-në, duke thënë se këto dy parti janë duke shkuar më poshtë, për shkak të mos reformimit dhe qasjes karshi postit të presidentit.
Ja shkrimi i Shalës:
Bërja e kuorumit nga ana e LDK-së për zgjedhjen e Vjosës presidente, përpos që do t’i bënte mirë kësaj partie dhe vendit, do t’i vendoste në një pozicion të palakmueshëm dy partitë e tjera rivale që janë në opozitë.
LDK-ja veçse e ka bo hapin pozitiv me zgjedhjen e një lidershipi të ri përkundër partive të tjera opozitare që nuk po kanë guxim me i hi kësaj pune. Në këtë kontekst, bërja e kuorumit jo vetëm se do t’i bënte mirë vendit duke i shmangur zgjedhjet, por edhe do të dëshmonte atë që është duke e proklamuar lidershipi i ri i partisë se kjo parti do të jetë opozitë konstruktive dhe ky veprim pashmangshëm se do të ndikonte në forcimin e pozicionit të saj si një parti që e ka marr mesazhin e qytetarëve ashtu si duhet, pra që duhet të sillet ndryshe karshi interesave të tyre por edhe do t’ja rriste shumë vetes gjasat që në zgjedhjet e ardhshme t’ja kaloj PDK-së dhe kështu të renditej e dyta në nivel vendi. Tek e fundit, nuk po kërkohet vota PËR për znj. Osmani, por respektimi i kushtetutës që i obligon deputetët që ta bëjnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.
Përpos kësaj, me këtë veprim, kryetari Abdixhiku do ta arrinte edhe një fitore të vogël duke e eliminuar qysh në start një rival të partisë së tij siç është Vjosa – kur e dijmë që bërja e Vjosës presidente do ta largonte nga skena e garës politike.
Ndërkaq, qasja e PDK-së dhe AAK-së është qasje që ua siguron vazhdimësinë e tatëpjetës. Ende nuk kemi vërejtur ndonjë reflektim të këtyre partive karshi rezultatit zgjedhor. Ato po vazhdojnë të luajnë fusin kokë në rërë si struci, sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke refuzuar t’i nënshtrohen edhe ato procesit të reformimit të partive të tyre përmes kërkimit të llogaridhënjes karshi dështimit që ka treguar lidershipi i tyre si rezultat i zgjedhjeve të porsambajtura.