Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka uruar kryeministrin e ri, Albin Kurti dhe kabinetin e tij, për formimin e qeverisë së re.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde përcjelli urimet e tij për zgjedhjen e sukseshme të kryeministrit dhe Qeverisë së re të Kosovës.
“Urime @albinkurti dhe kabinetit të tij për zgjedhjen e suksesshme si Kryeministër dhe si Qeveri e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rohde.