Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë ditës ka qëndruar në Kaçanik me rastin e përvjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se shteti nuk është vetëm territor, popull e dhe pushtet shtetëror, por është ideal.
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit në Facebook:
Sot në Kaçanik:
Njerëzit që i vunë themelet e shtetit, themeltarët e shtetit, në krye me dr. Rugovën, u udhëhoqën nga dija dhe guximi për të qenë të lirë.
Shteti nuk është vetëm territor, popull e pushtet shtetëror. Është ideal. Ideali ynë është shteti i qytetarëve të barabartë, i integruar në vlerat e qytetërimit perëndimor.
Kushtetuta e Kaçanikut është akti themeltar i realizimit të këtij ideali.
Discussion about this post