Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot interesimit të gazetarëve lidhur me ngjarjet e djeshme në selinë e FRD-së, ku u përfshi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
“Më lejoni që të mos bëj asnjë koment sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe që natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdoqoftë dhe jo më me dikë që është Presidenti i Republikës dhe ka çrregullime dukshëm të rënda”, tha Rama.
Kryeministri tha “se vaksinimin për tërbimin nuk e kemi për fat të keq, kështu që do të na duhet të bashkëjetojmë në këtë periudhë me shfaqje tërbimi të kësaj natyre, që natyrisht janë shprehje edhe dëshpërimi”.
Por, tha ai “ajo që ka rëndësi është të mundim armikun e padukshëm që është armiku i gjithë shqiptarëve, pastaj mundjen e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë”.