Ish-presidenti i Kosoves, njëherit lideri i AKR-së dhe bizensmeni i njohur shqiptar me renome nderkombëtare Behgjet Pacolli ne bisede me gazetarin nderkombetar ne Gjenevë Nefail Maliqin
Prishtinë, 13 mars -Me rastin e 13-vjetorit te pavaresise se Kosovës dhe 30 vjetorit te kompanise gjiganteske Mabetex, gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka zhvlluar nje interviste ekskluzive me ish-presiedentin e Kosovës, njëherit liderin e AKR-së Behgjet Pacollin mbi situaten aktuale ne Kosovë, zgjedhjet e 14 shkurtit, për fitoren e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për rolin e diaspores shqiptare dhe shtetit zviceran ne ndertimin e shtetit tone si dhe per Luginen e Preshevës.
Ish-presidenti kosovar, njëherit biznesmeni me renome nderkombetare z.Pacolli ne këte interviste per here te pare flet publikisht edhe per aeroportin nderkombetar i cili eshte gati te ndertohet ne bregdetin shqiptar në Vlorë.
Behgjet Pacolli sot ka mbi 10 mije punetore mbrenda dhe jashta vendit. Qe mund te themi lirisht se nga duart djerset e Pacollit sot hane buke mbi 50 mije anetarë te mijera familjeve shqiptare dhe te tjera ne botë. Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka siguruar vota për të marrë edhe një mandat si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Pacolli: Aman boll më me zgjedhje se Kosova eshte lodhur, eshte traumatizuar. Te punojmë, ta ndertojmë dhe zhvillojme vendim, koha eshte për të ecur përpara!
I pyetur se cfare mendon per rezultat e zgjdhjeve te 14 shkurtit, ish-presiedne i Kosves, njeherit lider e i AKR-së z.Behgjet pacolli ne fillim te kesaj interviste per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka pohuar se “zgjedhjet e 14 shkurtit perkunder disa anomalive, në përgiithësi ato ishin korrekte dhe demokratike per cka duhet falenderuar ne rend te pare qytetaret e Kosovës. Vota ka qene plebishitare dhe ndeshkuese po jo aq per zgjidhje. Koalicionin me LDK-ne e pagum edhe ne, si ndeshkim i qyterave ndaj kesaj partie, siq thone per t’skejt të thatit shkon edhe i njomi.
Zgjedhje te fundit deshmuan se popullit ishte per ndryshim, madje edhe une vetë ket e kam konfirmuar duke e votuar qeverine Kurti, qe me pas kam votuar edhe qeverine tjeter dhe tash me 25 mars padyshim se do ta votoj edhe Qeverine Kurti -2. Une, tanë jeten kam votuar qeveri, duke menduar se insitucionet e vendit jane te nevojshme per qytetaret e Kosovës! Une i votoj qverite sepse e di fort mire se sa Kosova, qytertaret tane humbin me bllokata politike dhe vendi yne nuk guxon te kete keso bllokadash, vakumesh institucionale dhe vendi yne nuk e ka at luks per keto manovrime politike, sepse ashtu keshtu neve na ka ikur treni keta muajt e fundit duke u hanger me qeveri ne kohe pandemie, duke harruar qytetaret tanë. Pamvaresisht nha hidherimet apo mospajtimet e mia me zotin Albin Kurt, fundja jetojme ne nje vend me pluralizem politik te cilat gjera mund te ndodhin, une serish do ta votoj qeveverine Kurti. Garda e FSK-së para Qeverisë së Kosovës, une isha ai qe ia dorëzova postin e kryeministrit të ri Albin Kurtit. Ju siq e dini vitin e kaluar, kur te gjithe ikinin, isha i vetmi personalitet une ja dorëzova si burrat detyren e kryeministrit z.Kurti ku qeverine dhe ministrite ja dorezova jo thjesht me nje leter, por me nje raport te punes se si dhe cfare duhet vepruar ne afat shkurt, te mesem apo afatgjate dhe plus ja kam rregulluar ambientet me parat e mia. Une i deshoroj Albin Kurtit sa ma gjate t’i zgjat mandati se vertete Kosova eshte traumatizuar me keto zgjedhje. Me 25 mars do ta votoj pa hezituar Qeverine Kurti-2 duke menduar se insitucionet e vendit jane te nevojshme per qytetaret e Kosovës! Boll ma me zgjedhje ky popull nuk e meriton ket malltretim aq me teper ne kete kohe pandemie, te bashkohemi te ndertojme dhe zhvillojme Kosoven tone, se vetem me pune dhe unitet mund te ecim perpara, s’ka alternative tjeter!..”
Pacolli, Albin Kurit: Dialogu me Serbine pa preklur kufijte dhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet te jete prioritet paralele i Qeverise se re
Se cfare mendon per procesine dialogut ne Bruksel mes Kosoves dhe Serbisë ish-presiederni iKosves z.Pacolli ka pohuar se “Albin Kurtit si kryeminister i ri i Kosoves duhet te kete per prioritet te pare dialogun me Serbise per t’i normalizuara marëdheniet me ket shtet fqinje qe ka rendesi te madhe per integrime evropiane si per Prishtinen po ashtu edhe per Beogradin. Kur thash duhet te nis dialogun me Serbine e para fjalën kjo per prekje kufijsh por ne aspektin ekonomik. ”
Sa i perkert fushates se Kurtit per bashkim kombëtar, sipas Pacollit “nuk mendoj se do te arrije te beje kete, sepse bashkimi komberar behet me Bruksel, permes dialogut qe ne fak ky bashkim kombtar veq ka ndodhur, sepse ne sot shyme e dalim ne Shqiperi vetem me leternjoftime apo permes investimeve dhe bashkepunit ekonomike dhe anasjalltas qe po hvillohet pa kurrefare pengesash e barrierash. Une po ashtu nuk besoj se Albin Kurit do te varferoj Kosoven duke larguar investitoret e huaj apo duke bllokuar apo limituar punen dhe aktivitetet e kompanive vendore me nje potencial te rendesishem per ekonomine e vendit te cilat jane zhvilluar dhe i kane kotribuar zbutjes se papunesise per te penguar eksodin e te rinjeve tane jashta vendit..”
Pacolli: Turp, qe 20 vite presidentet dhe qeveritë e Kosovës kane bërë hajagre dhe fushate me shqiptaret e diskriminuar në Luginen e Preshevës!
Lidhur me Luginen e Presheves dhe rolin e Tiranes dhe Prishtines karshi problemeve te vellezerve tane atje ne vazhdim z.Pacoilli ka thene se “Qeveria serbe nuk ka te drejte t’i trajtoj shqiptaret e Medvegjes , Bujanocit dhe Presheves me politika diskriminuese se dikur, para vitit 1999 me shqiptaret e Kosovës. Besoj se Beogradi ka marrur mesim nga Kosova se si duhet trajtuar minoritetet, ku pakica serbe tek ne eshte e priveligjuar sa nga Qeveria e Prishines po aq edhe nga ndekrombëtaret.
Sa i perket Tiranes dhe Prishtines, sipas z.Pacolli “ato nuk kane bere ate qe duhet bere per Luginen e Preshevës. Cka mjaftjne për 200 mije shqiptare ne Serbi ndihme prej 50 mije euro te dy qeverive?! Kto jane vetem hajgare, nese kemi parasysh sa milionë u jep qeveria e Beogradit per serbet e Kosovës!. Sa iu perket Prishines, qeverive tona me shume më shume kanë dhene premtime se sa kontribute për shqiptaret e Lugines se Preshevës. Ju thanë se po i marrim ne Bruksel ne diaolog, nuk u muaren, u bëne rezoluta e u premtuan projekte e zyra asnjera nuk u zbatua. Qeverite dhe lidertet tane e them me keqardhje ashtu sikur edhe Beogradi, Luginen Presheves e perdoren si karte per fushate. Jo vetem kaq edhe lideret e Presheves benin fushtë ne Kosove duke u takuar me presidente e qeveritare, por edhe keta tanet te Kosoves benin fushata me lideret e Presheve duke i pritur e percjellur ne Prishtine, duke u takuar me ta gjoja se po interesohemi (?!) qe ne fakt nuk benin asgjë. Posedojme informacione se as qato mjete financiare per maternitetin qeverite tona nuk i kane dhuruar, merre me mend?! Eshte gjynah qe sa vite genjehen dhe injorohen shqiptaret e Lugines nga Prishtina zyrtare. ”
Behgjet Pacolli: Aeroporti Nderkombetar ne bregdetin shqiptar ne Vlorë, do të jetë investimi me i madh i ketij shekulli ne tokat shqiptare
Z.Pacolli ne kete interviste ka folur edhe për Aeroporti Nderkombetar ne bregdetin shqiptar ne Vlorë. Sipas tij “ky është investimi i i parë në tokat shqiptare dhe një projekt madhështor në Shqipëri. Aeroporti i Vlorës do të jetë investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon, në kohërat e fundit, që do të kushtojë qindra miliona euro.
Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri qe koincidon me një ditë të rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Pra, ky vet do jete një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim. Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare. Pra, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Gjithashtu une falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi. Në fazen e parë do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona €. Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.
Biseden me liderin e AKR dhe biznesit nderkobëtar me z.Pacolli po e permbyllim me ne nje thenjen të tije: “Pengesat ne rrugetimin e seicilit ne jeten racionale te tije, nuk duhet te kosiderohen si probleme mbasi qe seicila nga ato e ka zgjidhjen e vet. Pengesat e tilla paraqesin vetem nje sfid ne tejkalimin e se ciles kerkohet qasje pozitive kreativitet, pune, guxim e deshire per te tejkaluar ate”
Dy fjalë per kompanine gjigante nga Zvicra – MABETEX Group – Lugano
Kompania Mabetex u formua në vitin 1990 në Lugano të Zvicrës dhe filloj punën në vitin 1991. Në Rusi transferuan pothuajse te gjithe infrastrukturen shteterore fhe administrative nga nje aspekt totalitare ne nje shoqeri demokratike.
Po ashtu në vitin 1997 presidenti rus e dekoron Mabetex Group në emrin e Behgjet Pacollit me larte te Federates Ruse, dekoratën për letërsi dhe art, per mrekullit artistike ne mbrendesite e objekteve.
Më vonë presidenti i Kazakistanit e fton zt. B.Pacolli për investime në Astana te Kazakistaniz ku ai me do të ndërtoj te gjitha objektet Qeveritare qe mundesoj bartjen e kryeqytetit te ketij shteti nga Almaty ne Astana. Mabetexi ka vazhduar me tutje ne ndertimin e kryeqytetit modern qe sot na afer nje milion banor.
Në Astana është edhe ndertuar ndertesa e teatrit dhe baletit qe eshte perzgjedh si me i bukuri ne bote. Duke shpalosur në dokumentarin per Mabetexin mund te thuhet se Mabetexi eshte kompania globaleme me dinamike e llojit te vete e shtrirë në 18 shtete
Zt. B. Pacolli pos kompanisë së tij ai njihet edhe si njeri filantrop ku ka edhe fondacionin e tij ku ka ndihmuar ne ngritjen dhe krijimin e hapsirave adminstrative per shtetin e Kosoves, dhe ndihmon panderpre shume familje, studend, nderton shtepi per nevojtaret etj. Zt. Pacolli po ashtu ka mundesuar edhe lirimin e pengjeve të cilët ishin zene rob në lindjen e mesme (ne vitin 2004, 2006 dhe 2007 si dhe lirimin e pilotit kosovaro- amerikan qe ishte burgosur ne Asmara te Eritrea..”