Islamofobët dhe turkofobët janë mjeshtra në krijimin e kauzave politike mbi probleme inekzistente.
Shikoni sulmet ndaj Albin Kurtit për anti-semitizëm, anti-amerikanizëm, islamizëm, e ku e di unë se çfarë, pas letrës që mori nga Presidenti turk Erdogan për problemin e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
E kthejnë një reagim diplomatik normal në një pëplasje ‘Lindje-Perëndim’. A thua se Kosova tani gjendet në një dilemë ekzistenciale për të ardhmen e saj europiane.
Kosovës nuk i rrezikohet e ardhmja e as ekzistenca nga miq që ia tërheqin vëmendjen kur ajo vepron në kundërshtim me Ligjet Ndërkombëtare dhe politikat e BE-së. Ajo rrezikohet nga tradhëtarët që e shesin vendin e tyre për interesa të ngushta.
Rrezikohet nga ata që nuk e kanë problem të bashkëpunojmë me mediat e huaja për t’ia nxirë imazhin Kosovës duke e projektuar atë si stresë të terrorizmit dhe ekstremizmit. Kosovën e rrezikojnë argatët e Serbisë që flasin shqip.
Dhe ju e dini mirë se cilët janë ata.