Opinionistja e njohur, Kimete Berisha, e ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Me ç’rast fitoren e këtij subjekti politik e quan gjë të mirë.
Sipas saj, fitorja e Vetëvendosjes është fitore e të gjithëve.
Postimi i saj i plotë:
Po tutna po na gjen gjë se s’jemi mësu ne me gjithë këto t’mira me na ndodh përnjëherë
Faleminderit të gjithëve për komtributin, për guximin, për kundërshtimin e vazhdueshëm të së e keqes dhe padrejtësive.
Faleminderit sidomos bashkëatdhetarëve tanë nëpër botë:
Ata na nxorën në dritë, edhe një herë.
Sepse, ne këtu e kemi paguar shtrenjtë secilin rebelim.
Drejtësi. Barazi. Rini. Dashuri. Dinjitet. Pleqëri e qetë.
Një tjetër jetë. Një tjetër shtet.
Për herë të parë, me shpresë.
P.S. REFREN:
Fitorja e Vetëvendosjes është Fitorja e të gjithëve.