Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka vizituar sot qendrën e thirrjeve ku po verifikohen aplikuesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Daka deklaroi se verifikimi është proces i komplikuar dhe se janë duke bërë të pamundur që të gjithëve tu mundësohet të votojnë.
Daka gjithashtu shtoi se janë verifikuar 8000 aplikues duke i quajtur dashakeqe kritikat lidhur me këtë proces.
“Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar. Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8 000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar” tha Daka.
Tutje Daka tha se jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve të votojnë. Ne si KQZ e caktojë afatin e fushatës ndërsa se si respektohen masat janë kompetent Policia dhe IKSHPK-ja”.