Një krim i rëndë ka tronditur sot Prizrenin. Pas një mosmarrëveshjeje babë e bir, ky i fundit e ka goditur me thikë duke e lënë të vdekur.
Viktima është 50-vjeç, ndërsa djali i tij ka përfunduar në pranga të policisë.
Vrasja ka ndodhur në lagjen “Dardania”, në Prizren.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer vepra.
I dyshuari, i arrestuar, është i njohur për policinë për probleme të vazhdueshme. IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin.