Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, i është përveshur punës si rrallë herë më parë. Strukturat e kësaj partie janë mobilizuar dhe presin fitoren e kandidatëve të tyre, shkruan Gazeta Mejdani
Mësohet se ndër organizatorët më të spikatur të kësaj partie në Gjilan është ekonomisti i njohur i asaj ane, Fitim Guda, tani asambleist në Komunën e Gjilanit nga radhët e LDK-së.
Fitim Guda që është një ndërmarrës i sukseshëm i njohur në Kosovë. Ai në zgjedhjet e kaluara komunale doli të jetë ndër më të votuarit prej të gjtha partive që operojnë në regjionin e Anamoravës.
Siç shkruan Portali 2L Online, sonte në mbrëmje është hapur zyra e nënshtabit të LDK-së te Baja e Gjilanit. Sipas këtij portali, në atë tubim kishte pjesëmarrje masovike e ndër të pranishmit ishin edhe tre kanditatët e nominuar për deputetë nga kjo komunë, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani dhe Valentina Bunjaku Rexhepi.
I kontaktuar nëpërmes telefonit, Fitim Guda i ka thënë redaksisë Gazeta Mejdani se poqëse arrijmë të mobilizohemi si në zgjedhjet e kaluara, kandidatët e kësaj ane nga radhët e LDK-së do të korrin fitore të pakontestueshme.
Për më tepër, Gjilani është i njohur si bastion i LDK-së, ndërsa kryetari i degës së Gjilanit, Lutfi Haziri, konsiderohet ndër njerëzit më të fuqishëm brenda LDK-së./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post