Moderatorja e njohur e televizionit, Rudina Magjistari, në një nga puntatat e emisionit të saj të pasdites së të premtes, për herë të parë pas shumë e shumë vitesh, ka përmendur në publik emrin e Edi Ramës, me të cilin ka bashkëjetuar dikur. Kjo ka ndodhur gjatë një mini-interviste që po kryente me Ermal Mamaqin për filmin e tij më të fundit “I love Tropoja”.
Ndërkohë që Mamaqi nisi të falenderonte aktorët pjesëmarrës në film dhe në atë listë nuk kishte si të mungonte as kryeministri Edi Rama, Rudina ndërhyri papritur dhe i tha se Rama kur u shfaq e ktheu komedinë në horror.
Në verën e vitit 1999 Edi Rama atëherë ministër Kulture shfaqet në publik nën shoqërinë e një prezantueseje të njohur, 11 vjet më e vogël se ai, Rudina Magjistari.
E para ishte revista Klan, e cila botoi lajmin se mes Ministrit të Kulturës dhe një prej bukurosheve të ekranit kishte nisur një marrëdhënie dashurie.
Fillimisht lajmi u përgënjeshtrua si nga Magjistari ashtu edhe nga Rama, por më vonë ata u prezantuan bashkë në publik në një dalje në TV Klan. Katër vite më vonë Rudina tha se njiheshin nga larg dhe se për herë të parë janë takuar një nga lokalet e Tiranës.
“Dy njerëz të gjatë si ne, nuk mund të mos i binin në sy njëri-tjetrit”, deklaroi atëherë Magjistari. Historia e tyre u bë shpejt publike dhe zuri faqet e para të gazetave revistave dhe gazetave.
Kulmi u arrit në fushatën elektorale të vitit 2003 ku Rama kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës, kur ata u puthën në skenë. Pas më shumë se 7 vite bashkëjetesë ata u ndanë jo vetëm pa vënë kurorë, por edhe në një mënyrë traumatike, ose nëse përdorim fjalorin e Rudinës; horror!
Dialogu në emisionin e pasdites `Rudina` në TV Klan
Ermal Mamaqi: Një tjetër personazh që duan të përmend është edhe Kryeministri Edi Rama që është një personazh kulminant në film. Është `daja` im.
Rudina Magjistari: Që për një moment e kthen komedinë në horror, kjo duhet thënë.