I njohur me trimërinë e tij gjatë luftës dhe me fizikusin perfekt që ia ka dhuruar Zoti, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar temperaturat e ftohta.
Bekë Berisha që është shumë i afërt me njerëzit që e rrethojnë, ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me disa persona tjerë duke u larë në ujë të ftohtë ku temperaturat kanë qenë nën zero gradë.
“Terapia e Extreme Sports Asociation. Për të gjitha llojet e virusëve”, ka shkruar Berisha.
Ndërkaq, Berisha më herët ka rrëfyer edhe pjesë nga fëmijëria e tij, gjatë kohës kur ka jetuar në fshatin e lindjes, Saradran të Komunës së Istogut.
Deputeti ka treguar se në rininë e tij e thyente rekordin, pasi që lahej në temperatura minus në lumin ‘Drini i Bardhë’.
“E para unë e kom rekordin me u la i pari në dri, në muajin mars hala ka pasë borë, visha u lajsha me e thy rekordin. E veçanta u kon se në dri kemi ardh ka qenë larg nja 2 km dhe kemi ecë dathë”, ka thënë deputeti.