Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shikuar nga afër procesin zgjedhor në Podujevë.
Sipas tij, fitues i zgjedhjeve në këtë komunë do të duhet të jenë “ata që kanë punuar”, duke mos specifikuar LDK-në ose VV-në.
“Ata që kanë punuar për qytetarët e Podujevës edhe do të jenë fitues”, ka deklaruar Zemaj.
Ndryshe, ai ka treguar se të hënën pasdite së bashku me Institutit të Shëndetit Publik dhe Bordin dhe të shikojmë eventualisht për me marrë masa për uljen e infeksionit.
“Mbyllja është opsionin i fundit, por vendet properendimore e kanë shpallur Kosovën si një nga vendi më i mirë për masat ë janë marrë. Interes është që t’i shikojmë a po zbatohen masat”, është shprehur Zemaj.