Bota, sidomos ajo e futbollit, përjetoi një ditë më parë ndarjen nga jeta të legjendarit argjentinas Diego Maradona.
Ai vdiq në moshën 60 vjeç pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij. Ai u dërgua në spital, por nuk u shpëtua.
Pas një ekzaminimi të hollësishëm të trupit të futbollistit legjendar, u vërtetua se ai vdiq nga insuficienca akute, kongjestive dhe kronike e zemrës, e cila gjeneroi edemë akute të mushkërive, sipas rezultateve paraprake të autopsisë.
Në këtë përfundim u arrit nga gjashtë mjekë ligjorë zyrtarë dhe një ekspert në emër të familjes, të cilët punuan në autopsi.
Autopsia zgjati për tre orë dhe u krye në spitalin në San Fernando, pas së cilës familjes iu tha se nga çfarë konkretisht vdiq El Pibe.
Familja kishte një mjek i cili ishte përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e procedurës së autopsisë, e cila zgjati nga ora 19.30 deri në 10.30 pasdite me kohën lokale. Ministria Publike e San Isidro thirri pesë mjekoligjorë të cilët punuan në autopsinë e trupit.
Këto janë rezultatet e para, të cilat do të përfundojnë pas rezultateve të analizës toksikologjike, dhe më pas do të përcaktohet prania e mundshme e alkoolit ose disa substancave narkotike në trup.