Diego Maradona ka qenë një nga klientët e shumtë të Nusret Gokces nga bota e futbollit që ka vizituar njërin prej restoranteve të tij.
Me rastin e vdekjes së ikonës argjentinase të futbollit, kuzhinieri famshëm turk e ka rikthyer një video nga vizita e legjendës në një prej restoranteve të tij në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Pusho i qetë, legjendë”, ka shkruar Nusreti në postimet e tij në rrjetet sociale, duke kujtuar Maradonën.https://www.instagram.com/p/CIBagW8lACV/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fnusret-kujton-momentin-kur-kishte-sherbyer-maradonas%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A817.6450000000841%2C%22ls%22%3A569.2500000004657%2C%22le%22%3A615.9050000005664%7D
Ndryshe, Nusret Gokce është pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”, të cilat i ka hapur në Turqi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera.
Fama e tij u rrit jashtëzakonisht shumë, duke qenë se arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion edhe në rrjetet sociale. https://mejdani.com/reagon-lionel-messi-maradona-do-te-mbetet-i-pavdekshem/
Ai tashmë njihet edhe me nofkën’ Salt Bae’ për mënyrën e veçantë të hedhjes së kripës, ndërsa ndiqet nga më shumë se 31 milionë njerëz në Instagram.