Një balon i vendosur në hyrje të qytetit të Pejës është djegur i tëri.
Baloni i vendosur në hyrje shkruante “Mirë se vini në Pejë” dhe ishte vendosur nga komuna.
Në këto foto shihet se si ky balon nuk është më dhe është djegur në orët e vona të së hënës.
Për balonin kishte pasur kritika të shumta për shkak të ngjyrave të vendosura që dukeshin njëjtë sikur flamuri ish-jugosllav.