Kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi e ka akuzuar për nepotizëm kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili është kryetar në detyrë.
Sipas Bulliqit, Rudari e ka caktuar vëllain e tij si ushtrues detyre të drejtorit të një shkolle, po ashtu edhe vajzën e vëllait të tij si mësuese, që sipas tij ka pasur tjerë që kanë pritur ndër vite për këtë pozitë.
Madje, sipas tij, mbesa e Rudarit u pranua si mësuese para se të diplomonte.
“Vllain e vet e ka zgjedhur si ushtrues detyre në mesin e 100 të punësuarve që janë në atë shkollë, pavarësisht se janë ardhë me master. Më 1 korrik e punëson vajzën e vllait, ende pa diplomuar, në mesin e shumë personave të tjerë që janë me master dhe janë duke pritur që shumë vite”, tha Bulliqi në T7.