Po shpeshtohen raportimet mbi shtimin për tentim vetë-vrasjeve në qytete të ndryshme në Kosovë.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Ferizaj, ku mësohet se një mjeke ka tentuar t’i jap fund jetës së saj duke përdorur një thikë.
Burime brenda Emergjencës së Spitalit të Ferizajt kanë bërë të ditur se viktima është dërguar aty për trajtim pas lëndimeve të marra dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Kujtojmë se numri i tentim-vetëvrasjeve në Kosovë mbetet ende shqetësues, duke e ditur se çdo herë e më shumë po rritet.