Çështja zgjidhjes së presidentit të Kosovës nuk ishte ndonjë risi vetëm pas konfirmimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specilizuar, dorëheqjes dhe transferimit të tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, por ishte problematike edhe tash sa kohë.
Kjo për shkak se mandati i tij pesë vjeçar do të përfundonte me 7 prill të vitit 2021.
Ish kreu i PDK-së Hashim Thaçi, ishte zgjedhur president me 7 prill të vitit 2016, pas arritjes së krijimit të koalicionin qeverisës PDK – LDK.
Derisa si duket një marrëveshje e njejt politike PDK-LDK, pritet të vazhdoi edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut me 29 nëntor, mëson media nga burime brenda të PDK-së.
Pra kjo marrëveshje nuk po realizohet para zgjedhjeve konkretisht në Podujevë, për shkak të mos dëmtimit të procesit zgjedhor përkatësisht LDK-së e PDK-së.
Pra tash sa kohë kanë nisur edhe pazaret politike në vend, por si duket ‘dashnija’ e vjetër PDK- LDK, nuk e ka ndërmend të ndalet, ku pozita e presidentit e dy tre ministri do të takojnë PDK, derisa posti i kryeministrit e ministrit aktuale me të cilat udhëheq LDK-ja nuk do të ndryshojnë.
Derisa posti i presidnetit thuhet se do ti takoi ish ambasadores së Kosovës në SHBA Vlora Çitakut dhe cilës presidenti Hashim Thaçi me 2 tetor të këtij viti ia kishte nëshkruar dekretin për largim.
E ai i cili po mundohet më së shumti të marri pozitën e të parit të vendit është Ramush Haradinaj e cili ka zhvilluar jo pak takime me liderët e subjekteve tjera për të kërkuar mbështetje politike.
Edhe nga LDK-ja kanë thënë se nuk do ta japin postin e presidentit për subjektet tjera.
E në fakt secila parti po kërkon pozitën e presidentit, në të kundërtën kanë paralajmëruar shkuarjen në zgjedhje.
Nga PDK-j, vazhdojnë ta mbyllin gojën duke mos u deklaruar rreth temës së rikthimit të koalicionit qeverisës PDK- LDK dhe marrjes së pozitës së presidentit e dy tre ministrive, konkretisht Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Derisa rikthimin e koalicionit PDK-LDK e quajnë edhe gënjeshtër.
Nga ana tjetër zyrtarët e LDK-së ashtu sikur edhe ata nga AAK-ja kanë thënë se nuk do të lejojnë postin e presidentit subjekteve tjera.
Derisa nga LVV-ja, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve e pastaj zgjedhjen e presidentit.
Por që zyrtarisht asnjëri nga zyrtarët e lartë të subjekteve politike nuk flasin rreth rikthimit të koalicionit LDK- PDK dhe mundësisë së realizimit të votimit të sukseshëm në Kuvendin e Kosovës të kësaj ideje./Syri