09:18 | 5 Nëntor 2020
Gjykata Speciale dje ia ka konfirmuar aktakuzën edhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.
Me këtë rast kishte reagime të shumta nga të gjithë, e ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur, Gold AG
Përmes një postimi në Instagram, artisti në përkrahje të deputetit publikoi një foto me të, ku thotë se ndihet krenar.
“Toka jonë e djegur po lahet me gjak. Ty ta falim jetën e na duket pak. Krenar me ty vëlla”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Ndryshe, Rexhep Selimi ka deklaruar se rreth orës 09:00 do të niset për Hagë.