Ndërsa kushëriri i tij, Ibrahim Lushtaku dhe i akuzuari Xhelal Zeqiri e kanë pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.
Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku, po akuzohet për veprën penale të kanosjes kurse Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri po akuzohen për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë.
Sami Lushtaku po akuzohet se pas një shkrimi të të dëmtuarit Gazmend Halilaj, në rrjetin social Facebook, të 11 prill 2020, në të cilin pretendohej se Sami Lushtaku qëndron prapa keqpërdorimit të 1.4 milionë markave gjatë kohës së luftës, ky i fundit e kishte thirrur me telefon Halilajn dhe i kishte kërkuar që t’i hiqte ato shkrime, duke e sharë fyer dhe me qëllim të frikësimit e kishte kërcënuar me fjalët “ku je se pa ardh me të kall nuk kam me lan”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.
Me këtë, Sami Lushtaku po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 par. 2 të Kodit Penal.
Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020, ia kishin zënë pritën Halilajt.
Ibrahim Lushtaku si dhe i akuzuari Xhelal Zeqiri e kanë pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, përderisa janë deklaruar të pafajshëm për veprat e tjera.