Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një intervistë të dhënë për “Bota sot” ka folur për arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale. Krasniqi ka thënë se Dhomat e Specializuara kanë vështirësi për tu marr me një mashtrim të madh që rrënjët i ka në Beograd.
Sipas tij, ata duhet ta arsyetojnë periudhën pesë vjeçare, andaj merren me këto arrestime.
Përgjigja e plotë e tij:
Qëndrimi im është i ditur që nga dhjetori i vitit 2010. Dhomat e Specializuara kanë vështirësi për t’u marrë me përgjegjësinë e një mashtrimi të madh që rrënjët i ka në Beogradin e politikave gjenocidale! Prandaj duhet ta arsyetojnë disi kohën pesëvjeçare. Për këtë më mirë është t’i pyetni ata që e votuan dhe e kërkuan votimin e saj.