Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të numrit të madh të rasteve me COVID-19.
Sanchez gjatë një deklarate për media që pati sot pas takimit me kabinetin e tij deklaroi se nga nesër do të hynë në fuqi masa të reja, ku përfshihen ora policore dhe ndalohen me raste disa udhëtime në rajone të shtetit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Ne po jetojmë në një situatë ekstreme, kjo është më seriozja në gjysmën e shekullit të fundit”, tha Sanchez.
Masa e kufizimit të lëvizjes është kërkuar të jetë në të gjitha rajonet përpos ishujve Canary. Në Kuvendin spanjoll do të votohet për gjendjen e jashtëzakonshme dhe pritet të miratohet për të zgjatur për 15 ditë.
Sanchez ka kërkuar që kjo situatë të zgjas deri më 9 maj.