Pagjumësia është problem në vete. Ajo ndonjlherë di të bëhet edhe shkaktare e disa çrregullimeve serioze në personalitetin e njeriut, shkruan Gazeta Mejdani.
Kështu, çrregullimet e gjumit ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme, na bëjnë më emotivë e më pak produktivë.
Por, ne mund të përzgjedhim të konsumojmë në mbrëmje ushqime të cilat ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm.
1-Produktet dhe disa nga nënproduktet e qumështit janë burim i mirë i një gjumi të rehatshëm. Këto elemente ushqimorë shërbejnë për të qetësuar nervat para gjumit, pasi përmbajtja e kalciumit në to vepron si një efekt reduktues i fibrave nervore.
2-Nëse jeni duke u përballur me vështirësi në gjumë, atëherë duhet të ushqeheni me vezë. E pasur me proteina, veza ndihmon në përmirësimin e gjumit duke ju dhënë një rehati më të mirë.
3-Studimet e fundit kanë treguar se drithërat, të cilat kanë përmbajtje të ulët sheqeri, ju ndihmojnë gjithashtu për një gjumë më të qetë.
4- Mjalti bën një ndryshim të madh në përmirësimin e gjumit tuaj. Hidhni pak mjaltë tek drithërat apo tek ndonjë ushqim tjetër i lehtë, të cilin do ta konsumoni përpara se të shkoni të flini.
Nëse mund të mbështeteni tek këto ushqime për një gjumë më të mirë, disa të jera bëjnë efektin e kundërt.
1- E tillë është cokollata me qumësht, e cila nxit gjëndjen e pagjumësisë. E pasur me tyrosinë, shkakton vigjilencë e irritim, gjë që ju mban zgjuar.
2- Ushqimet pikante shkaktojnë ndjenjë shqetësimi që reflektohet gjatë gjumit.
3- Por, edhe nëse do të konsumoni domate për darkë nuk jeni të garantuar për një gjumë të qetë. Domatet kanë tendencë të shkaktojnë aciditet në stomak.
4- Mishi dhe nënproduktet bëjnë pjesë tek ushqimet që nuk duhet të konsumohen para gjumit pasi sjellin vështirësi në tretje dhe përmbajnë lëndë kimike të cilat çlirohen në tru duke sjellë pagjumësi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post