Rrotullohesh për orë të tëra në shtrat duke mos gjetur pozicionin e duhur? Vazhdon të mendosh për ditën që sapo mbylle ose për atë që do të fillojë? Shikon vazhdimisht orën dhe sa më shumë kalon koha (ngadalë), aq më shumë nervozohesh?
Çdokujt i ndodh të kalojë një natë pa gjumë apo të flejë keq. Madje ndodh më shpesh edhe për shkak të stilit të jetës. Ja atëherë disa këshilla nga ana e ekspertëve:
1- Lëreni punën jashtë dyerve të shtëpisë ose të paktën nga ajo e dhomës së gjumit. Është mirë që të ndaloni së punuari dy orë përpara se të shkoni të flini. Pra, asnjë punë jashtë orarit pas darke.
2- Kini kujdes me atë çka hani. Një dietë e ekuilibruar ndihmon për të mos kryer shumë tretje fizike, duke e bërë edhe më të vështirë gjumin. Karbohidratet, perimet dhe produktet e qumështit duhen konsumuar me recetë. Por larg një darke me bazë proteinash, të llojit me mish të bardhë ose peshkut.
3- Pastroni mendjen nga mendimet: evitoni të shkruani lista të gjërave ose projekteve që duhet të bëni që në fillimin e ditës tjetër. Ka aktivitete që mund të bëhen që të nesërmen që në mëngjes, me “mendje të freskët”. Për studentët, sidomos në prag sezoni provimesh, më mirë ta ndërpresin studimin në mbrëmje dhe t’i rihapin librat në mëngjes herët, ndoshta duke u çuar me një orë me zile.
4- Mundohuni të mbani orare të rregullta. I ashtuquajturi “zgjimi biologjik” ndihmon për t’u zgjuar në të njëjtën orë, por edhe për të fjetur me më pak lodhje. Nëse shkohet në shtrat me vonesë, do të ishte mirë që të mos e vononit zgjimin, për të mos shkatërruar fizikun.
5- Kujdes me duhanin dhe alkoolin. Shumë studime kanë treguar se nikotina ka efekte negative te ritmet e gjumit.
Discussion about this post