Zhurmat e forta e të vazhdueshme perceptohen si sinjale stresi.
Për këtë arsye, aktivizohet sistemi nervor qendror dhe çlirohet adrenalina, e cila nga ana e saj shkakton një ngushtim të diametrit të arterieve, rritje të rrahjeve të zemrës, rritje të presionit të gjakut dhe konsumit të oksigjenit nga ana e zemrës.
Nëse të gjitha këto vazhdojmë t’i përjetojmë në ambientet tona të zhurmshme të punës, me kalimin e kohës bëhen kërcënues.
Rezultatet e dy hulumtimeve interesante për ndikimin e zhurmës në zemër dhe në sistemin e enëve të gjakut nëpërmjet reagimit ndaj stresit.
Zhurma vepron në tru edhe gjatë fjetjes, ndonëse gjumin nuk e pengon në masë aq të madhe.
Në një studim mbi ndikimin e zhurmës së ndërrimit dhe ngritjes së aeroplanëve në Greqi, është konstatuar se çdo zhurme gjatë fjetjes e ngre në sasi të konsiderueshme presionin arterial sistolik për afro 6 mm Hg, dhe diastolic për afro 7 mm Hg, ndërsa pulsingu i zemrës për 6 rrahje në minutë.
Rritja zgjatë për afro 15 minuta dhe varet nga intensiteti i zhurmës e jo nga shkaktari i saj.
Është konstatuar se njerëzit që i janë nënshtruar për çdo ditë 60db, në krahasim me 45 db, për 1/3 kanë rrezik më të madh për infarkt.
Rreziku për infarkt është dyfishuar nëse ata i janë nënshtruar kësaj zhurme për 150 vjet apo më shumë.