Tifozi i West Ham, Bradley Thumwood është ndaluar të vijë në stadium për tre vjet për fyerje në baza fetare ndaj yllit të Liverpool-it, Mohamed Salah.
Thumwood shpërtheu në britma islamofobe dhe ofendoi futbollistin egjiptian në ndeshjen West Ham-Liverpool në shkurt 2019.
Njëra nga kamerat në stadium kapi momentin kur Thumwood ofendoi Salah dhe video shpejt u shfaq në rrjetet sociale.
Thumwood u ndalua të marrë pjesë në ndeshje për tre vjet.
Përveç kësaj, ai do të duhet të paguajë një gjobë prej 400 £ dhe shpenzime prove 215 £.