Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sonte është mysafir i emisionit Debat Plus në TV Dukagjini. Pyetja e parë që iu parashtrua Haradinajt ishte se përse keni dërguar djalin tuaj në një shkollë private e jo në shkollë publike dhe përse i keni ndarë asaj shkolle 600 mijë euro e jo një shkolleje publike?
Kësaj pyetje, Haradinaj i është përgjigjur i qetë dhe menjëherë, tha: Shikoni, sistemi shkollorë gjerman është tejet i avansuar. Ndaj, edhe dajli im ka pasë dëshirë të vazhdojë aty. Nëdrsa sa i përket mbështetjes materiale që i kemi dhënë asaj shkolle, krahasuar me mbështetjen materiale që ia japim një shkolle publike me të njëjtin kapacitet me nxënës, është 5 herë mëe vogël.
Tjetra, tha kryeministri Haradinaj, në të njëjtën ditë kur ne i kemi ndarë gjimnazit ‘Loyola’ diçka mbi 500 mijë eruo, ambasadori gjerman në Prishtinë e ka nënshkruar dokumentin për ndihmë materiale Kosovës në vlerë prej 7 milion euro.
Duhet të jemi të qartë, Kosova harxhon për një shkollë publike me 1200 nxënës, 5 herë më shumë se që kemi paguar për gjimnazin ‘Loyola’./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post