Partia Demokratike e Kosovës sipas të gjitha gjasave do ta ketë presidentin e ri të Kosovës, nga radhët e veta, shkruan “Bota sot”.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës i kanë hapur rrugë dhe i kanë dhënë mbështetje një emri të PDK-së, e për atë arsye u mbajt dje edhe mbledhja e partisë së Isa Mustafës.
Merret vesh se PDK-ja ka vendosur që zyrtarin e saj, Hajredin Kuqin ta propozojë për president të vendit.
Të njëjtat burime i kanë thënë gazetës “Bota sot” se edhe emri i Enver Hoxhajt është përmendur si i mundshëm për president.
Në anën tjetër, AAK-ja vazhdimit ka deklaruar se nuk lëshon pe nga posti i presidentit, e që me vendim të këshillit kanë vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i propozuar për president.