Avokati Tomë Gashi, ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale, të cilën e quan më shumë Gjykatë të Serbisë sesa të Kosovës.
Ky reagim i Gashit vjen pas dosjeve që u kanë ardhur në zyrat e OVL-UÇK-së.
Këto dokumente të cilat i ka dërguar dikush i panjohur, ka bërë që hetues të Speciales sot të kontrollojnë zyrat e veteranëve të luftës.
Gashi thotë se me këto dokumente po vërtetohet bashkëpunimi i Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës.
“Dërgimi i paketës nga kushdo çoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund ti besohet Gjykatës Speciale në Hagë. Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajnë edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonim”, shkruan ai në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Shkrimi i plotë:
SA MUND TI BESOHET GJYKATËS SPECIALE?
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje e bëri publike se nga një person i panjohur me maskë, syza dhe mjekër, është lënë para dyerve të zyrave një paketë me rreth 4.000 mijë dosje të Gjykatës Speciale.
Nga këto dokumente vërtetohet bashkëpunim i Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës.