Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka folur për marrëdhënien e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës. E pyetur nëse ajo do ta mbështesë LDK-në në zgjedhjet e radhës, ajo ka thënë se “përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i 20 qershorit për të më përjashtuar. Besoj që aty ka përfunduar gjithçka”.
Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
“Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, tha ajo.
Kryeparlamentarja Osmani, pasi morri pjesë në një aktivitet të hënën për ndihmën juridike falas, para gazetarëve tha se ky bashkëpunim do të konkretizohet më vonë.
“Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, e se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo.
Disa muaj më parë Vjosa Osmani është shkarkuar nga detyra e saj si nënkryetare e LDK- së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, pasi, siç u tha nga Kryesia e Partisë nuk kishin qëndrime të njëjta./KsP/